Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë si të akuzuar deputetin socialist Plarent Ndreca.
Akuza që rëndon ndaj tij lidhet me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë, të zhvilluara gjatë kohës kur Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në vitin 2019.
Në vitin 2019, Plarent Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe gjatë kësaj periudhe u zhvilluan tenderat për rindërtimin e komisariateve të Policisë të cilët janë shoqëruar me dyshime të forta për korrupsion.
Çështja e korrupsionit lidhur me tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë, që përfshin deputetin socialist Plarent Ndreca, u bë publike fillimisht nga një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Pas auditimit, KLSH bëri kallëzim në SPAK, duke nxitur hetimet. Dy ditë më parë, prokurorët e SPAK morën në pyetje ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, për më shumë se një orë e gjysmë. Lleshaj u thirr si person që ka dijeni për çështjen e tenderave nën hetim.
Plarent Ndreca ka mbajtur poste të rëndësishme në Qeverinë Rama, përfshirë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit. Ai është akuzuar më parë nga opozita për një tender abuziv prej 28 milionë euro për uniformat e Policisë së Shtetit, por hetimet atëherë përfshinë vetëm zyrtarë të thjeshtë të Ministrisë së Brendshme dhe jo ish-ministrin Lleshaj apo Ndrecën.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.