Jemi në pikun e sezonit turistik në Himarë, por pushuesit po përbllen me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Bizneset dhe pushuesit mbrëmjen e sotme kanë shprehur shqetësimet e tyre për situatën aktuale, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për të mos dëmtuar sezonin turistik.
Ende nuk dihet pse ka ardhur kjo ndërprerje, por edhe zona e Livadhit ka pasur mungesë energjie elektrike mbrëmjen e sotme.
E teksa qeveria e shet Shqipërinë si “kampione e turizmit”, në terren realiteti është ndryshe.
Turistët do duhet ta përjetojnë këtë realitet, s’kanë si bëjnë ndryshe.