Javën e ardhshme pritet ulje më e ndjeshme e temperaturave në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2024, 20:22

Rënie e temperaturave ditore javën e ardhshme, me rënie më të theksuar nga e mërkura, parashikon Drejtoria për Punë Meteorologjike.

Nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

“Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Vende-vende do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Nga e mërkura do të ketë rënie më të ndjeshme të temperaturës”, bëri të ditur DPHM.

Temperatura maksimale nesër do të arrijë 39 gradë, të martën 38 gradë, të mërkurën 37 gradë, të enjten 36 gradë dhe të premten 34 gradë, ndërsa të shtunën sërish do të rritet deri në 36 gradë. Të enjten dhe të premten indeksi UV do të jetë më i ulët dhe do të ketë vlerën 7, ndërsa në ditët e tjera të javës rrezatimi ultravjollcë do të ketë vlerën 8.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit