Theret me thikë një person në Deçan, arrestohet i dyshuari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2024, 21:15

Gjatë ditës së sotme një person është therur me thikë në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuarm zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Më tutje ai ka bërë të ditur se i dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirëpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekuestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë””, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit