Rruga Tetovë-Prizren, Mexhiti dhe Kasami premtojnë kalimin e marrëveshjes në Kuvend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2024, 18:44

Rruga Tetovë-Prizren mbetet një ndër projektet më të përfolura mes krerëve të VLEN-it në Maqedoni dhe qeverisë Kurti në Kosovë. Po derisa Kosova ka kaluar marrëveshjen për projektim të tunelit dhe ka ndarë mjete financiare për shpronësim të tokave nga do të kalojë rruga, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka kaluar ratifikimin e marrëveshjes. Ditë më parë zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se ai në Kosovë ka biseduar për këtë rrugë, por prioritet mbetet autostrada Shkup-Bllacë.

“Takimin e parë në Kosovë e kam bërë me ministrin Liburn Aliu, me ekipin e tij, unë isha me kandidaten për zv/ministre të transportit Kaltrina Zekolli dhe tema e parë ka qenë edhe për rrugën Tetovë-Prizren, veç tjerash kemi folur edhe për rrugën Shkup-Bllacë që 13 vite trumbetohet dhe nuk dilet nga këto dy kilometra. Ata punojnë intesivisht, pala kosovare dhe ne edhe pse jemi ditët e para pa u ulë mirë, kemi shkuar për këto dy tema”, tha Izet Mexhiti.

Kryetari i Tetovës, njëherazi edhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, tha se tashmë Maqedonis do të duhet të kalojë ratifikimin e marrëveshjes për shpalljen e tenderit për hapjen e tunelit, por i pyetur se kur, Kasami u shpreh se kjo do të ndodhë në seancat e para të Kuvendit.

“Tanimë Qeveria e Maqedonisë së Veriu tregon përkushtim real, jo vetëm deklarativ, e dini që ne me kryeministrin Kurti dolëm për të promovuar një rrugë që lidhë Vicën me Tetovën, atëherë nisën procedurat për shpalljen e tenderit për projektin që lidhë Tetovën me Prizrenin. Ne informatat që i kemi, ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, tanimë do të duhet të kalojë e njëjta kontratë edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që të shpallet tenderi ndërkombëtar dhe të nisin procedurat. Unë besoj se në seancat e para do të fillojë ratifikimi i marrëveshjes për shkak se ratifikimi është mes dy qeverive që të nisin procedurat për shpalljen e tenderit për projektimin e tunelit”, tha Kasami.

Ky projekt, siç ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të kushtojë 200 milionë euro. Gjysma e projektit duhet të financohet nga Maqedonia, por deri më tani nga ana e qeverisë së Maqedonisë nuk ka asnjë hap konkret. Ritet të shihet nëse me rebalancin e buxhetit do të ketë mjete për këtë rrugë të shumëpërfolur dhe shumëpremtuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit