Dy vetura të dëmtuara pas shpërthimit të granatës në Ujman, policia në vendngjarje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2024, 18:34

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit, nuk ka të lënduar, janë dëmtuar dy vetura. Policia është duke u marrë me zbardhjen e rastit.

Detaje për këtë rast dha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit