38 vjeçari nga Shkupi gjendet i vdekur në një motel në Çair

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2024, 18:26

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë raportuar për një rast të vdekjes në një motel në Çair.

Një 38-vjeçar nga Shkupi, me iniciale B.A. është gjetur pa shenja në motel, por ende nuk dihen shkaqet.

“Më 20.07.2024 në ora 21.40 në SPB Shkup është denoncuar se në një motel në rajonin e komunës së Çairit, është gjetur i vdekur B.A.(38) nga Shkupi. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstuar vdekjen, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, qëndron në buletin.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit