Vetura godet për vdekje çiklistin në fshatin Lluga të Podujevës, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2024, 18:18

Raportohet për një aksident në fshatin Llug të komunës së Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë.

Ahmeti, tutje bëri të ditur se si pasojë e plagëve biçiklisti ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluga të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit