Të shtëna me armë në plazhin e Tales, ka të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.07.2024, 14:30

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në plazhin e Tales, Lezhë.

Një person është plagosur pas një konflikti të çastit mes dy personave, identiteti i te cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se i plagosuri është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kërkimet vijojnë për kapjen e autorit.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij konflikti për të cilin kanë nisur hetimet.

Vijon…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit