Banorët e Memaliajt janë të tronditur nga atentati me 3 viktima, ndodhur mesnatën e kaluar në një lokal të qytetit.
Duke folur për mediat, njëri prej tyre tha se i njihte dy viktimat e pafajshme, klientin Marsel Çela dhe kamarierin Gledian Muka.
“I njoh për shumë çuna të mirë. Njëri punonte aty, kurse tjetri vinte që konsumonte kafen aty. Të dy janë banorë të zonës. Jemi tronditur shumë nga kjo ngjarje. Të vriten tre veta është fatkeqësi e madhe”.
Ndërsa për shënjestrën Shyqyri Kalemi dhe dy djemtë e tij, fqinjët thonë fjalë të mira.
“Familje e mirë, në punën e tij. Nuk na erdhi mirë kur e dëgjuam. U ndodhëm këtu, nuk vajtëm me tutje se s’dnim gjë. Nuk dëgjova të shtëna. Po rrija këtu deri nga ora 1, të gjithë kishin vajtur unë nuk shkova. Shyqo hallexhi. Jemi tronditur shumë farë. Ky është qamet i madh. I njoh dy çunat dhe atë. Shumë çuna të mirë. Jemi tronditur shumë fare. Jo s’dëgjova gjë të shtëna, sot në mëngjes e mora vesh.”