Fluks i madh i veturave në Bogorodicë dhe Tabanoc

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2024, 10:21

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave të qytetit është rritur, njofton AMSM.

Intensitet më i madh i komunikacionit vërehet në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë.

Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje Shteti.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit