13 ton akullore me oksid etileni u konsumuan nga shqiptarët, pse hesht Rrushi i AKU?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.07.2024, 23:28

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Edmond Rrushi dhe përgjegjësit për sigurinë e ushqimeve në vend po qëndrojnë në heshtje për skandalin e akullores të kontaminuar me substanca kimike të rrezikshme, raport që u bë publik pak ditë më parë.

Në një raport të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave u zbulua se janë konsumuar 13.2 ton akullore që përmbajnë oksid etileni, me shpërndarje kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë dhe Lezhë.

Në mesin e shqetësimeve për shëndetin e qytetarëve, AKU ka qëndruar e heshtur dhe nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Qytetarët kanë konsumuar akulloret me oksid etileni teksa bëhet me dije se Rrushi ka tërhequr pas konsumimit 4 ton akullore të kontaminuara nga tregu.

Oksidi i etilenit është një substancë kimike e përdorur kryesisht si gaz në industrinë e dezinfektimit dhe si reagent për prodhimin e kimikateve të tjera. Ky oksid është i njohur për përdorimin e tij në sterilizimin e pajisjeve mjekësore dhe si agjent ndihmës në disa procese industriale.

Efektet e dëmshme të oksidit të etilenit për shëndetin përfshijnë:

1. Probleme me sistemin frymëmarrës: – Mund të shkaktojë irritim të fytit, hundës dhe mushkërive, si dhe probleme si kollë dhe frymëmarrje të vështirësuar.

2. Probleme me lëkurën dhe sytë: – Kontakti i drejtpërdrejtë me oksidin e etilenit mund të shkaktojë irritime, djegie dhe inflamacion të lëkurës dhe syve.

3. Efekte të tjera shëndetësore: – Ekspozimi afatgjatë mund të ndikojë në sistemin nervor dhe të shkaktojë simptoma si dhimbje koke, përgjumje, dhe shqetësime të tjera neurologjike.

– Oksidi i etilenit është gjithashtu një agjent kancerogjen i mundshëm, që nënkupton se ekspozimi i gjatë mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit, sidomos në sistemin e tretjes dhe në sistemin e frymëmarrjes.

Për këto arsye, përdorimi dhe trajtimi i oksidit të etilenit kërkon masa të rrepta sigurie dhe kontrolli për të minimizuar rrezikun për shëndetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit