Ideja për ndarje të shtetit, Taravari: BDI-ja po dështon edhe në opozitë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.07.2024, 22:00

Arben Taravari, pjesë e Qeverisë ka reaguar pas lajmit ku kumtohen dy modelet që shqyrtohen nga eskpertët ndërkombëtarë dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, të angazhuar nga BDI-ja,

“Është interesante se si BDI-ja pas 22 vjetësh, për herë të parë kujtohet sot se si do të ishte një zgjidhje territoriale adekuate për Maqedoninë.

Nuk është 1 as 2 por 22 vjet vonesë…

BDI-ja po dështon edhe në Opozitë…”, shkroi Taravari në Facebook.

TV21 njoftoi gjatë ditës se ekspertët ndërkombëtarë dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit, të angazhuar nga BDI-ja, janë duke shqyrtuar dy modele të shprehjes së pakënaqësisë së shkeljes së vullnetit të popullit.

Modelet janë ai i Belgjikës dhe i Irlandës së Veriut, që të dy parashohin ndarje të shtetit në bazë të rajoneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit