Tradita e bukur e Burrelit: Po na vijnë dajat me dash

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.07.2024, 21:54

Shqipëria ka një sërë traditash të bukura që i japin vlerë të shtuar jetës.

Njëra prej tyre është edhe ceremonia e ardhjes së dajave në dasëm të cilët sjellin me vete edhe një dash në nder të çiftit për t’i uruar në ditën e tyre më të lumtur të jetës.

Pikërisht një video nga një ceremoni e tillë ka mbërritur ditën e sotme pranë redaksisë sonë.

Video është realizuar në Lezhë ndërsa dasmorët janë nga Burreli.

Nga pamjet duket se si dasmorët ecin në rrugë të veshur me veshjet tradicionale të zonës së tyre, të shoqëruar nga dashi i cili do t’i dhurohet çiftit të ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit