Policët bashkiakë në Durrës tentojnë të largojnë pushuesit me çadra private

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.07.2024, 21:16

Çudirat shqiptare vazhdojnë të ndodhin si pa gjë të keq përditë në vendin tonë. Çudia e radhës na vjen nga plazhi i Durrësit, pranë vendit të njohur si “Sfinksi”.

Sipas denoncimit të një pushuese, pronari i një ambienti me shezllonë ka thirrur policinë bashkiake për të larguar disa persona të moshuar, banorë të zonës, të cilët kishin vendosur tre çadra private në fund të plazhit poshtë shkallëve.

Për habi policia bashkiake e Emiriana Sakos erdhi menjëherë në mbrojtje të pronarit të shezlloneve dhe filloi të kërkonte largimin e të moshuarve nga plazhi pasi sipas tyre pronari kishte paguar taksat.

Prej këtu lindi debati mes të moshuarve dhe policisë bashkiake ku në krah të banorëve u vendosën edhe pushuesit të cilët kishin paguar para për shezllonët.

Ka qenë një turiste e cila po pushonte aty, që ka dërguar edhe një video pranë redaksisë sonë ku tregohen pjesë nga kjo përballje mes policisë bashkiake të Durrësit me të moshuarit.

Në vijim do të gjeni denoncimin e plotë:

Pershendetje JOQ! Policia bashkiake Durres tenton te largoje disa te moshuar nga bregu i detit, banoret e lagjes protestojnë. Zona eshte lagje e banuar nga mijera banore. Kjo eshte policia e pronareve, kur duhet te vezhgoje shkeljet e rregullave nga pronaret, por e ben vetem me popullin. Policia erdhi me ankese te pronarit te lokalit qe ka shezllonet ne pjesen e ngushte te bregut ngjitur me Sfinksin (shkallet ne det), se sipas tij turistet qe paguajne s’duan te shohin ato 3 cadra te te moshuarve qe rrine mu ne rreze te gurëve. Po un jam turiste qe kisha paguar shezllonin dhe sinqerisht me bezdi me jepte shezlloni ngjitur me timin sesa ato dy karrige larg te te moshuarve. Sipas policise bashkiake pronari ka paguar taksat dhe qytetaret e mbare lagjes a nuk paguajne taksa? Debati nisi me policet bashkiake qe urdheronin te moshuarit te hiqnin cadrat nga ai cep buze bregut, ku nuk i prishin pune askujt. Ata protestuan, disa nga ne qe kishim paguar ju bashkangjitem protestes vetem per solidaritet. Debati u be i ashper, ku policia nuk shikonte shkeljet me te dyja kembet te pronareve me shezllonet gjer ne uje, por shikonte vetem ato pak te moshuar me 3 cadra e dy karrige te vogla ne nje cep rreze gurëve. Ndodhi sot rreth ores 11 , si perfundim te moshuarit nuk u larguan por larguam policet... Se kuptoj pse rreze shkalleve qenka pronari i zoti? S’ka sens ne nje lagje super te banuar nga mijera banore. Ato 3 cadra pleqsh nuk i prishnin pune askujt sepse ishin mu ne rreze te gurëve. Policia erdhi me urgjence nga nje ankese e pronarit, por nuk verbalizoi me dhjetera ankesat tona qe beme nje proteste te vogel por te zjarrte gjersa i larguan. Ata iken duke lene te kuptohej se ja arritem vetem per sot, por pastaj do e shofim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit