Olsi Ibro, njëri prej të akuzuarve për skandalin me mikrokreditë është gjetur sot i vdekur në një pallat në ndërtim në rrugën 'Ramazan Shijaku' në Tiranë.
Sipas policisë, 45-vjeçari, administrator i shoqërisë “Micro Credit Albania” që u sekuestrua një ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës, është vetëhedhur nga pallati.
Por edhe pse në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë kamera sigurie, policia doli menjëherë me një njoftim zyrtar për vetëvrasjen e të akuzuarit i cili ishte në kërkim.
Për këtë ngjarje të rëndë dhe të ndodhur në rrethana paska misterioze, ka reaguar edhe avokati i njohur Altin Goxhaj.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, avokati ka ngritur pikëpyetje mbi vdekjen e Ibros pasi pa kaluar 24 orë nga ngjarja, policia doli me hetime përfundimtare.
Ai ngre dyshimet nëse kemi të bëjmë me vrasje mafioze nga pronarët e vërtetë të mikrokredive.
Pikëpyetjet e tij lidhen me faktin se Ibro mund të jetë hequr qafe nga Qeveria dhe Banka e Shtetit si për ti mbyllur gojën edhe për të frikësuar të tjerët që të mos flasin se kush janë pronarët e vërtetë.
Postimi i avokatit:
VETËVRASJE APO VRASJE MAFIOZE?
Si e di policia që Olsi Ibro i Microcredit vrau veten?Si e shpallën menjëherë si vetëvrasje pa hetim kur dihet që vetëvrasjet hetohen 24 orë para se të vuloset fjala vetëvrasje?Pse të mose kenë hequr qafe pronarët e vërtetë në Qeveri dhe Bankën e Shtetit, si për ti mbyllur gojën, ashtu edhe për të frikësuar të tjerët që të mos flasin se kush janë pronarët e vërtetë?
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.