“Lirojeni Blerimin”, ish ushtarët e UÇK-së protestojnë para gjykatës në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.07.2024, 17:50

Ish- veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, kanë protestuar sot para Gjykatës Themelore – Shkupi 1. Kërkesa e tyre e vetme ishet që të lirohet Blerim Ramadani, ish ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadanit, i cili u arrestua nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Veterani, Mevludin Bajrami, e ka dënuar arrestimi dhe ka kërkuar tërheqjen e urdhërarrestit të lëshuar nga regjimi i Vuçiqit dhe mospërsëritjen e veprimeve të autoriteteve policore dhe gjyqësore nën diktatin e Serbisë.

“Në emrin tim dhe në emrin tuaj i përshëndes të gjithë familjarët e dëshmorëve të luftës, invalidët e luftës. Dhe ish ushtarët e UÇK-së. Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani dhe dërgimi në paraburgim ekstradues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe nga gjykata vendore është i papranueshëm. Ne veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojmë lirimin e menjëhershëm, tërheqjen e urdhër-arrestit të regjimit të Vuçiqit, dhe mospërsëritjen e vlerësimit të autoriteteve policore, gjyqësore nën diktatin e Vuçiqit dhe Serbisë nën diktatin e UÇK-së”, tha Bajrami.

Ai theksoi se ky akt, 25 vite pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, është i papranueshëm dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Ramadanit.

“Blerim Ramadanit i kanë caktuar masën 30 ditore të paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup. Blerim Ramadani është ndaluar në 17 korrik të 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë bazuar në një fletarrest të lëshuar nga gjykata e Beogradit përmes interpol Serbia, ky akt 25 vite pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, demokraci dhe pavarsi është i papranueshëm dhe ne kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm pa asnjë vonesë dhe kthimin e tij në familjen e tij. Çdo ditë vonesë është tendencë për poshtërimin dhe ofendimin e luftës tonë të drejtë, dhe kjo mendësi dhe veprimtari nuk do të tolerohet”, theksoi veterani, Mevludin Bajrami.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit