Një tjetër i vdekur në burgun e Fushë-Krujës, ndërron jetë Andrea Bregasi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.07.2024, 15:39

Një tjetër i burgosur ka humbur jetën në burgun e Fushë-Krujës.

39-vjeçari Andrea Bregasi i cili u arrestua pak kohë më parë për atentatin e dështuar në Don Bosko, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Ai është dërguar me ambulancën e burgut në spitalin e Fushë-Krujës dhe aty është konfirmuar vdekja e tij. Bregasi trajtohej me metadon në burg pasi ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Ai u arrestua më 11 korrik në lagjen nr.11 të Durrës ku iu gjet një armë zjarri dhe municioni luftarak që posedohej pa leje.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, kamerat e sigurisë kanë filmuar Bregasin teksa qëllonte 6 herë me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte Rudolf Zefi bashkë me dy vëllezërit e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit