Një situatë shqetësuese është evidentuar në pavionin e pediatrisë në Tiranë, ku mjekohen fëmijët. Një qytetare ka ndarë një foto dhe një përshkrim në redaksinë e JOQ, duke treguar se kushtet në këtë repart janë të papranueshme, veçanërisht gjatë ditëve me vapë të madhe.
“Përshëndetje JOQ, doja që të publikoni këtë foto. Është e bërë tek pediatria në Tiranë, aty ku shtrohen fëmijët. Ishte një tmerr, s’kishte asnjë lloj kushti për këtë vapë të tmerrshme. Njerëzit kishin marrë freskuese nga shtëpia, një tmerr,” shprehet qytetarja e shqetësuar.
Në foto duket qartë një prind që ka sjellë freskuese nga shtëpia për të ndihmuar fëmijën e sëmurë të përballojë temperaturat e larta. Kjo situatë ngre shqetësime serioze për mungesën e kushteve bazike në institucionet shëndetësore, të cilat duhet të jenë të pajisura për të përballuar kushte atmosferike të ndryshme dhe për të siguruar një ambient të përshtatshëm për trajtimin mjekësor.