Një qytetare që po pushon në plazhin e Vlorës së bashku me familjen e saj ka kontaktuar me JOQ për të treguar një episod që ka ndodhur me disa vajza spanjolle.
Ajo shprehet se vajzat erdhën aty dhe përveç veprimeve të turpshme në sy të fëmijëve dhe të moshuarve, hoqën edhe rrobat e banjos dhe u shtrinë.
Qytetarja pyet nëse është e lejueshme kjo gjë për sa kohë nuk ka donjë tabelë pë rplazh nudo?
Në vijim mesazhi i qytetares:
Pershendetje Joq! Ne kemi nje jave qe bejme plazh tek plazhi i vjeter Vlore, zgjodhem kete vend pasi na u ka dukur familjar dhe i qete per femijen tone te vogel! Por sot nje grup spanjollesh erdhen atje afer dhe pervec veprimeve te turpeshme ne sy te femijeve dhe peleqve gocat hoqen rrobat e banjes dhe u shtrine pa pike turpi! Pyetja ime eshte a lejohet kjo gje nqs plazhi nuk ka nje tabele qe lejohet plazhi nudo, sepse te gjithe familjaret spo ju pelqente nuditeti i tepruar ne plazh familjar dhe cfare duhet te bejme? Flm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.