Qytetari: Ora 11 plazhi i Livadhit të gjitha shezllonet bosh!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.07.2024, 18:56

Një pushues ka shprehur pakënaqësinë e tij për situatën në plazhet shqiptare, duke kritikuar atë që ai e quan "turizmi propagandistik i Edvin Kristaq Ramës". Sipas deklaratave të tij, plazhi i Livadhit është i mbushur me çadra të papërdorura, teksa ka hasur vështirësi të gjejë një vend për të pushuar pa paguar.

"Ora 11 ne livadh. Ja turizmi i Edvin Kristaq Ramës, e kanë zaptuar me çadra dhe njerëz nuk ka. Në Borsh është edhe më keq.

Unë jam hallexhi këtu, mezi gjeta vend të ngul çadrën o vëlla. U zume me këta, sepse çadrat i kanë zaptuar dhe janë bosh, për 20-30 mijë lekë.

As të vesh një peshqir nuk të lënë, edhe këtyre turistave kështu ja bëjnë,"-deklaroi ai.

Situata në plazhet shqiptare ka ngritur shqetësime për turistët vendas dhe të huaj, të cilët përballen me mungesën e hapësirave të lira për pushim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit