Sabit Geci: Sjelljet ndaj Fatonit në burg veç kafshëve iu janë bërë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.07.2024, 18:55

Faton Hajrizi është vrarë sot në Serbi, ai ishte në arratisje nga Policia e Kosovës për dy javë dhe më pas edhe nga ajo e Serbisë, pasi dyshohet se ka vrarë një polic serb.

Hajrizi gjatë arratisjes së tij ishte aktiv në “TikTok”, aty kishte treguar se nuk ishte i kënaqur me kushtet brenda burgut, dhe kishte rrëfyer se më parë edhe ishte keqtrajtuar.

Ndërsa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, i cili ka qëndruar për katër vjet në një institucion korrektues me Faton Hajrizin, ka rrëfyer shoqërinë që kishte me të.

“Kam qenë në burg me Fatonin. Unë kam qenë me një dhomë, ai ka qenë me një dhomë vet. Unë Fatonin e kam gjet në Mitrovicë në burg”, ka thënë ai.

Geci tha se Faton Hajrizi është shndërruar në kriminel pasi ka hyrë në burg.

Sipas tij me të në burg janë sjell si me një kafshë.

“Dëgjo, Faton Hajrizin e njoh si fëmijë. Ai ka qenë shumë djalë i mirë, i ëmbël, jo banal në shprehje, por ndërkohë gjatë vuajtjes së dënimit në burg, ai është shndërruar në kriminel. Unë s’mund t’i them kriminel, por sjelljes që janë bërë ndaj tij, vetëm kafshëve i janë bërë”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit