Tashmë është raportuar se Faton Hajrizi, i cili dyshohej për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri është vrarë.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daciq deklaroi se ai është vrarë nga zyrtarët policorë në Serbi.
Mediat serbe kanë publikuar edhe pamje të reja nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu thuhet se Hajrizi kishte tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje, por nuk ia doli.
Tutje thuhet se ai është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku “dikur fshiheshin edhe të tjerë nga Presheva për të ikur drejt lumit Drina”.
Mediat serbe kanë publikuare dhe pamje të shumta nga vendi i ngjarjes.