Eksodi i nxënësve, për 5 vite janë mbyllur 45 shkolla

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.07.2024, 09:17

Për shkak të eksodit katastrofik me të cilin po përballet Maqedonia e Veriut, autoritetet po mendojnë futjen e mësimit me një ndërrim, megjithëse një risi e tillë është praktikisht e pamundur, për faktin se ka shkolla ku madje mësimi mbahet në tre ndërrime turne.

Puna me një ndërrim nuk do të thotë që nxënësit do të kenë leksione për tetë orë, pasi të dëgjojnë mësimin e planifikuar, ata do të shkruajnë detyrat e shtëpisë dhe nuk do t’i marrin fletoret dhe librat në shtëpi, shkruan gazeta Koha.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, është e mendimit se me këtë do të zgjidhet problemi i 3000 mësimdhënësve që aktualisht janë tepricë në procesin arsimor, ndërsa nga hartografitë e mëparshme të MASH-it, është konstatuar se në disa qytete të brendshme të vendit ka kushte më të mëdha për realizimin e mësimit me një ndërrim.

“Disa shkolla mund ta bëjnë edhe tani, por ka shkolla që punojnë me dy ose tre ndërrime. Aktualisht, MASH është duke bërë një analizë pas së cilës do të kërkojmë që ato shkolla ku ka kushte të punojnë me një ndërrim. Kjo është domethënëse jo vetëm sepse është më e natyrshme që nxënësit të vijnë në mësim të pushuar, por edhe mundëson qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkollë dhe realizimin e shumë aktiviteteve shtesë të kurrikulare jashtëshkollore”, thotë Janevska, duke shtuar se kjo praktikë është dëshmuar të jetë e dobishme në mbarë botën.

“Në marrëveshje me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, e cila ka hartuar kurrikulat për lëndët e shumta me zgjedhje, ato do t’u ofrohen shkollave”, theksoi ajo. Problemi më i madh është në Shkup ku do të ndërtoheshin objekte shtesë për të vendosur këtë mënyrë të mësimdhënies. Ndryshe, në vetëm pesë vite, 45 shkolla i kanë mbyllur dyert.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit