23-vjeçari shqiptar vret me thikë 19-vjeçarin Ahmed në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.07.2024, 09:10

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një adoleshenti në veri të Londrës.

Kevin Peraj, 23-vjeç, akuzohet për vrasjen e Ahmed Habib, 19 vjeç, i cili u gjet i vrarë me thikë pranë Finsbury Park më 17 korrik.

Peraj, u mbajt në paraburgim pas seancës së shkurtër në Gjykatën e Uxbridge të enjten dhe më pas do paraqitet në Old Bailey më 22 korrik.

Policia mbërriti në kryqëzimin e Stroud Green Road dhe Tollington Park në orën 02:50 të mëngjesit, ku viktima ishte plagosur me thikë disa herë. Oficerët, Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe mjekët nga Ambulanca Ajrore e Londrës u përpoqën ta shpëtojnë Ahmedin, por më kot pasi ai u konstatua i vdekur në vendngjarje.

Shkaku i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit