ISHP: Foshnja e cila u gjet e braktisur në Veles, është në gjendje të përmirësuar shëndetësore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.07.2024, 22:06

Foshnja shtatëmuajshe e cila u gjet e braktisur në Veles, një javë pas pranimit në Repartin e pediatrisë dhe neonatologjisë në spitalin e përgjithshëm në Veles, ndodhet në gjendje dukshëm të përmirësueshme shëndetësore, informoi për AIM Marina Andova, zëdhënëse e ISHP-së në spitalin e përgjithshëm.

Foshnja është ende nën mbikëqyrje intensive dhe terapi nga i gjithë stafi mjekësor i repartit.

“Sa më shumë kujdesi intensiv nga ana e infermierëve të cilat e mbrojnë me gjithë zemër, pesha e tij u rrit, nga 4.600 gram fillestare në 5.200 gram sot”, konfirmoi Andova.

Shtoi se foshnja do të qëndrojë në repart deri në shërimin e plotë të tij dhe zgjidhjen e gjendjes së tij nga ana e shërbimeve dhe institucionet kompetente.

Njëherësh për nënën e tij 20 vjeçare e cila e ka lënë vetëm në rrugë dhe më pas ka ardhur ta shohë në spital vetëm një herë, duhet të prononcohen autoritetet nga Prokuroria Themelore Publike, MPB-ja dhe Qendra për Punë Sociale në Veles.

Foshnja është gjetur të premten me 12 korrik pasdite nga një kalimtar i rastësishëm në qendër të Velesit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas çka më pas e ka dërguar në spitalin e Velesit. Sipas autoriteteve, foshnja ende nuk është regjistruar në Librin amë të porsalindurve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit