Flet polici serb i plagosur thotë se “sulmuesi fillimisht ka qenë i buzëqeshur, pas kontrollit janë dëgjuar të shtëna”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.07.2024, 21:57

Ndihmës drejtori i policisë së Serbisë, Dragan, Vasiljeviq, e ka vizituar policin e plagosur mbrëmë, Vjekoslav Iliq, nga i cili tha se ka marrë detaje për rastin ku mbeti i vrarë edhe një polic tjetër.

Vasiljeviqi tha se polici i plagosur, Iliq dhe kolegu i tij që u vra, Nikola Krsmanoviq, panë një veturë të tipit Mercedes me targa turke.

“Për ta ishte e dyshimtë. Ndoqën atë dhe automjeti u ndal rreth një kilometër e gjysmë pas. Policët kanë zbritur nga automjeti dhe i kanë kërkuar dokumentet personale, ishte një kontroll rutinë”, tha Vasiljeviq, shkruan kurir.

Sipas versionit të Vasiljeviqit, të shtënat nuk kanë filluar menjëherë, pasi edhe shoferi edhe pasagjeri ua kanë dhënë dokumentet personale policisë, teksa më pas, sipas tij, policia serbe ka kërkuar që të zbres pasagjeri.

“Pasagjeri ka dalë, ai është sjellë normalisht në gjestikulacion, ka qenë i buzëqeshur. Menjëherë pas fillimit të kontrollit janë dëgjuar të shtëna”, tha tutje ai.

Siç shkruajnë mediat serbe, sulmuesi që dyshohet se është i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliq, e të cilin e ka goditur në shpatull.

“Siç tha ai (Iliq) ishte shumë e vështirë, por ai arriti ta mbushte armën dhe qëlloi disa herë në atë person”, tha Vasiljeviq.

Policia serbe nuk ka dhënë informacione nëse sulmuesi i dyshuar, Faton Hajrizi, është plagosur, teksa polici Iliq tha se sulmuesi nuk dinte apo s’donte të fliste serbisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit