“Të lë pa frymë, hiq gishtin”/ Fëmijët nisin sherrin në Vlorë, mamatë e vazhdojnë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.07.2024, 21:44

Një episod aspak i këndshëm raportohet të ketë ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Disa fëmijë që po luanin tek fushat sportive u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Por në vend që prindërit, në rastin konkret mamatë, të vinin dhe të qetësonin gjakrat, filluan të ziheshin me njëra-tjetrën.

E gjithë ngjarja ndodhi mes syve kureshtarë të fëmijëve të tjerë, kalimtarëve dhe natyrisht turistëve.

Nëse prindërit i edukojnë fëmijët me dhunë, ku do të përfundojë ky brez?

Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ, sherr me grushta tek fusha ne uje te ftohte. Prinderit i thoshin bjeri herës tjetër me forte. Ishin zene fëmijët dhe mamatë po ziheshin me shpulla me njëra-tjetren dhe i thoshin fëmijëve bjeri me fort herës tjetër, lere pa fryme. Per pak morën gur... Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit