31-vjeçari plagos 70-vjeçarin në Durrës, u zunë në lokal   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.07.2024, 21:00

Dy persona të panjohur kanë përfunduar në kronikën e zezë të krimit të ditës së sotme për një budallallëk “alla shqiptarçe”. Një 31-vjeçar nxorri armën e zjarrit dhe plagosi një të moshuar 70-vjeçar pas një konflikti çasti në lokal.

Jemi të gjithë dakord që vapa luan rolin e saj në mendjen e njerëzve, por si duket në Shqipëri ajo vjen me më shumë “vrull”. Si përfundim, 31-vjeçari përfundoi në prangat e policisë, ndërsa 70-vjeçari në spital.

E gjitha kjo vetëm prej një konflikti të çastit. Mirë se vini në Shqipëri miq!

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar. Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit