Mjekët e Onkologjikut nën hetim edhe për korrupsion, disa farmaci do kalojnë në sitën e hetuesve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.07.2024, 13:38

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për çështjen e spitalit Onkologjik.

Mjekët e këtij spitali tani do të hetohen nga SPAK edhe për korrupsion, përveç, kontrabandës së ilaçeve dhe shpërdorimit të detyrës, dy vepra penale të ngritura nga Prokuroria e Tiranës.

SPAK do të bëjë një rivlerësim të masave së sigurisë për 7 të akuzuarit dhe në bazë të rezultateve të hetimit mund të rëndohet edhe pozita e mjekëve.

Gjithashtu nga ana e SPAK janë duke u verifikuar edhe disa farmaci për kontrabandë ilaçesh. Ndërsa në sitën e hetimeve pritet të kalojnë edhe zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtues të QSUT-së për çështjen e qendrës së Kobaltit.

Kujtojmë se skandali i Onkologjikut bashkë me skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor u zbulua më 26 qershor. Mjeku Edmond Gashi, koordinatori Emiljano Leka, mjekja Alketa Ymeri(Pere), zv.drejtoresha Brikena Qirjazi, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta u vunë nën hetim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.

Disa prej të akuzuarve u lanë në arrest shtëpie, ndêrsa të tjerë me detyrim paraqitje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit