Nisin kolonat në kufirin Serbi-Kosovë, pritja deri në 1 orë te Dheu i Bardhë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.07.2024, 13:39

Në hyrje të Kosovës nga territori i Serbisë kanë nisur të krijohen kolona të gjata të automjeteve.

Nuk dihet nëse kjo po ndodhë në shenjë revolte pas ngjarjes së fundit në Loznicë ku mbeti i vrarë një polic serb dhe një tjetër u plagos apo nga fluksi i madh i mërgimtarëve që ja kanë mësyrë Kosovës për pushime.

Aktualisht në piken e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë”, afër Gjilanit, kolona është e gjatë 450 metra ndërsa pritja po shkon deri në një orë për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa në pikën tjetër në Muçibabë, pritja është 20 minuta ndërsa kolona e automjeteve e gjatë 120 metra.

Ndërsa në Merdar nuk ka ende kolonë dhe pritja është 5 deri në 10 minuta.

Këto janë të dhënat e përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 12 e 20 minuta.

Rikujtojmë se nga fundjava pritet të rritet numri i mërgimtarëve që janë kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar pushimet në vendlindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit