Dorasi që vrau policin serb thuhet se është vëllau i Faton Hajrizit, mediat atje aludojnë se ishte me të në veturë kur ndodhi rasti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.07.2024, 11:52

Një zyrtar policor është vrarë mbrëmë në Loznicë të Serbisë dhe një tjetër është plagosur.

Sipas zv/kryeministri serb , Ivica Daciq thuhet se vrasja e policit serb ndodhi gjatë një pike kontrolli kur edhe ishte ndaluar i dyshuari.

Ai madje tha se i dyshuari në këtë rast është kosovar.

“Sonte rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit, policët e stacionit kufitar kanë ndaluar një Mercedes, në të cilin ndodheshin dy persona. Duke zbritur nga automjeti, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviq (1990) në gjoks dhe polici Vjekoslav Ilic (1974) në shpatull”,tha ai.

Ai shtoi se forca të rënda policore janë vënë intensivisht në kërkim të autorit, dhe se në vendin e ngjarjes policia gjeti pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovës.

Pas kësaj Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar edhe fotografinë që sipas tyre është i dyshuari që kreu vrasjen.

Sipas të njëjtëve i dyshuar të cilit iu gjetë pasaporta kosovare është Artan Hajrizi i lindur në vitin 1991.

Por ngjarja nuk përfundon këtu.

Artan Hajrizi është vëllai i Faton Hajrizit.

Faton Hajrizi është i njohur për autoritetet në Kosovë për ikje nga burgjet.

9 herë radhazi Hajrizi ka arritur të ik nga burgjet e tashmë i njëjti ndodhet në arrati. Ai iku nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit