Një polic serb është vrarë gjatë kontrollit rutinë të taksive në Loznicë mbrëmjen e kaluar.
Mediat serbet raportojnë se ka ndodhur një konfrontim i përgjakshëm, në të cilin janë qëlluar disa të shtëna me armë zjarri drejt pjesëtarëve të policisë rrugore.
Në makinën e ndaluar ndodheshin dy persona me kombësi shqiptare, të cilët kanë qëlluar në drejtim të policisë rrugore dhe një polic Nikolla Krsmanoviq (34) ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa u plagos kolegu i tij Vjekoslav Iliq (50) i cili ka pësuar lëndime të rënda, por është në gjendje stabile.
Një shqiptar është ndaluar në vendngjarje, ndërsa personi tjetër po kërkohet intensivisht. Në kërkim janë përfshirë edhe helikopterët e Ministrisë së Brendshme.
Në vendngjarje në Loznicë janë një forcë e madhe e pjesëtarëve të MPB-së, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.