“Desh theva qafën në Himarë, kishin hedhur vaj në rrugë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.07.2024, 21:26

Një e re ka kontaktuar me redaksinë e Joq Albania dhe ka denoncuar eksperiencën e saj aspak të mirë gjatë kthimit me automjet nga Himara për Tiranë.

Vajza shprehet se në një malore kishin hedhur substanca vajore dhe për pak makina rrezikoi të dilte nga rruga dhe të shkaktonte aksident.

Një zotëri i cili po udhëtonte pas saj, doli nga makina dhe pasi e pyeti nëse ishte mirë, i tha të kishte shume kujdes nëse shikonte njolla në rrugë sepse sipas tij ishte vaj i hedhur me qëllim nga disa njerëz të zonës dhe i tregoi me gisht në drejtim të murit anësor i cili ishte i mbushur me numra karrotrecësh.

Në vijim mund të lexoni mesazhin e plotë të mbërritur në redaksinë e JOQ:

Pershendetje JOQ si jeni? Te dielen po kthehesha nga Himara per Tirane dhe po e ecnim avash per shkak te trafikut. Ne nje moment, ishte nje kthese ne malore dhe kur shtypa gazin pasi filluam, me rreshqiti makina. Nuk e kuptova cfare ndodhi por vetem hapa bllokazhin dhe dola me vrap. Makina pas meje ndaloi dhe zoteria erdhi te pyeste nqs jam ok. Filluam te shikonim nqs gomat kane ndonje problem por ato ishin te lagura tek-tuk. Ne rruge pastaj dukej sikur ishte derdhur dicka dhe ne fakt ishte nje substance vajore. Zoteria ishte i zones dhe me tha te kisha shume kujdes kur shikoja njolla ne rruge sepse eshte vaj i hedhur me qellim nga disa njerez dhe ma beri me gisht ne drejtim te murit anesor ku ishte i mbushur me numra karrotrecash. U habita dhe e falenderova dhe kur u nisa per rruge pashe qe cdo kthese e forte kishte shenja te vajit te derdhur. Si ka mundesi qe keta “persona” rrezikojne jeten e njerezve per perfitimin e tyre? U bej thirrje te kene kujdes kur shikojne njolla ne rruge. Ulni shpejtesine!!!!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit