Ky shtet ua heq vizat 35 shteteve europiane, por jo Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.07.2024, 16:25

Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, ka njoftuar se është marrë vendimi për heqjen e vizave për 35 shtete të Europës.

Mirëpo, në këtë vendim nuk përfshihet shteti i Kosovës.

Në Bjellorusi pa vizat do të mund të udhëtojnë shumë shtete europiane, përfshirë edhe disa të Ballkanit Perëndimor.

Derisa, ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, mori merita që një ditë më herët vizat për kosovarët u hoqën nga shteti i Tajlandës.

Ministrja Donika Gërvalla mbrëmjen e së martës, befasisht njoftoi se Tajlanda ka vendosur t’i largojë vizat për shtetin e Kosovës.

Pa publikuar foto me zyrtarë tajlandezë apo takime paraprake ose njoftime për memorandume bashkëpunimi, MPJD’ja kishte përgatitur një fotografi ceremoniale për t’ua dhënë lajmin qytetarëve të Kosovës.

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, thuhet në postimin e mbrëmshëm të Gërvallës, e cila u nda edhe nga akterë qeveritarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit