“Po më ikën truri, ONE më ka faturuar për internetin çdo muaj kur s’kam nënshkruar kontratë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.07.2024, 15:57

Denoncimet për kompaninë telefonike ONE s’kanë të ndalur.

Vjedhjet e mashtrimet e kësaj kompanie nuk janë vetëm nëpërmjet shërbimit celular, por edhe internetit në shtëpi.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se vitin e kaluar ka blerë te ONE një aparat “Home Net” për internet në shtëpi. Qytetari e ka përdorur disa muaj dhe më pas nuk e ka paguar për 3 muaj, duke u bazuar te fjalët e punonjëses që interneti ofrohet vetëm nëse paguan.

Por kur ka shkuar në qershor për të bërë pagesën e re, qytetarit i është thënë se duhet të paguajë për muajt që s’ka përdorur internetin dhe s’ka paguar sipas kontratës së nënshkruar.

Por ai thotë se nuk ka nënshkruar asnjëherë kontratë dhe për këtë arsye ka kërkuar transparencë në këtë problematikë të krijuar. Teksa ONE e ka sorollatyr nga një dyqan në tjetrin për mbyljen e kontratës dhe kryerjen e pagesave, faturat i janë shtuar edhe më tepër.

Ai thotë se pasi ka paguar 3 muajt që nuk përdori internet, ONE i ka faturuar edhe muajin qershor e korrik për të paguar.

Qytetari ka kërkuar disa herë mbylljen e kontratës me ONE por kompania vazhdon ta sorollasë duke i thënë se duhet të presë edhe pse internet s’i ofron.

Denoncimi i qytetarit:

prsh JOQ desha te bej nje ankes persa i perkete kompanis ONE 1,vjet kam bler nje aparat hom net i cili ishte per internet me tha goca qe punonte aty aparati funksjonon si telefoni nese do e rimbush nese zdo ske internet e mora e rimbusha per 3 muaj edhe smu nevoit me .nuk kryeva rimbushje .kur shkoj prap ne qershor te kryja perseri rimbushje me tha punonjesja qe nuk ke pagur muajet e tjer ndaj smund te kryesh rimbushje me tha qe un paskam ber kontrat me one 1 .1 vjecare nderko un i kerkoj kontratet qe kam ber nuk ma japin me thon bej kerkes per te mar kontraten e bera kerkesen sme kthyen prgj bej tegjitha pagesat edhe bej kerkes per mbyllje kontrate me percolli punonjesja me tha brenda 30ditve do ju njoftojme prita sme kthyen prgj fare shkoj die kur me thot ke edhe muajin qershor edhe korrik per te paguar per ca arsye i thash un pagova cdo gje ju sme keni nonjoftuar me thot vije vet interesoheshe nejse i paguaj edhe qershorin edhe korrikun me thot perseri qe tani thjesh mbylljen prgj edhe letren e konfirmimin ta japim ne fund te muajit na ka ik truri edhe pse kontrata mbyllesh ne 9qershor ato vazhdojn akoma nuk dim ku te ankohemi per keto lek qe na marin kote gjate gjithe kesaj kohe nuk kam pas as internet se te kisha internet fare sepse vinte fundi muajt ata e shkepusnin internetin duhet ta rimbushje qe te kishe internet un pagova e internet skam pasur me e keqa eshte sepse as nuk bejn mbylljen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit