‘E ka marrë armën dhe e ka drejtu në drejtim të kokës…’ – dosja e Prokurorisë ndaj policit që plagosi 16 vjeçarin në Istog

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.07.2024, 15:14

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor Fatjon Hoti, nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” të familjarit të tij 16-vjeçar.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga Inspektorati Policor i Kosovës ka parashtruar kallëzim penal më 16 korrik 2024 kundër Fatjon Hotit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje”, e mbetur në tentativë. Në dosje thuhet se pas analizimit të kallëzimit penal në fjalë dhe shkresave të bashkëngjitura, Prokuroria ka ardhur në përfundim se në veprimet e të pandehurit në fjalë formohen të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale “Vrasje e rëndë” e mbetur në tentativë, pasi që ka të bëjë me viktimën e mitur të moshës 16-vjeçare.

Në kërkesë thuhet se sipas raportit të oficerit, të datës 16 korrik, rezulton se më 15 korrik rreth orës 23:35 kanë pranuar informatën se polici i gjeneratës së fundit Fatjon Hoti, me armë zjarri ka plagosur një person në shtëpinë e vet, e më pas policia kanë shkuar në vendngjarje dhe janë ndërmarrë veprimet.

Më tej, thuhet se sipas procesverbalit të marrjes në pyetje për dëshmitarin (i mitur) në Polici, ai në prezencë të përfaqësuesit ligjor ka deklaruar se “…unë e pashë armën e Fatjonit që e ka të punës duke e mbajt në dorë G,. Unë sa e kom pa G., asnjëherë nuk e ka raportirat por e ka nxjerrë karikatorin dhe ka fillu mi hek plumbat prej tij, plumbat G., i gjuajke në kauq, më duket se i ka hjek të gjitha plumbat prej karikatorit, pas kësaj e ka marrë Fatjoni armën dhe ka raportirat dhe e ka drejtu në drejtim të kokës së G., dhe kam dëgjuar që ka kërsit arma, unë nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë që e ka dhënë Fatjoni”.

Aty thuhet se dëshmitari ka deklaruar se distanca mes të dyshuarit dhe viktimës ka qenë afërsisht 2 metra.

Gjithnjë sipas kërkesës, i dyshuari është ekzaminuar dhe është konstatuar se gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij është e mirë.

Andaj, sipas Prokurorisë, nëse i dyshuari mbrohet në liri mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të ndikojë në sigurimin e provave materiale të cilat priten të sigurohen në fazat e mëtutjeshme të procedurës penale.

Gjithashtu, Prokuroria thekson se kërkesa për paraburgim bëhet edhe duke marrë parasysh peshën, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, më pastaj se i dyshuari Fatjon Hoti, duke qenë polic i gjeneratës së 59-të, i njëjti ishte në uniformë zyrtare, armë dhe pajisje për të filluar orarin e punës, kishte shtënë me armë ndaj të miturit në prezencën e vëllait të tij dhe vëllait të tani viktimës në dhomën e gjumit të të pandehurit, e që me gjetjen e tij në liri apo ndonjë masë tjetër të butë, ekziston rreziku se mund të përsërisë veprën penalë të njëjtë apo të ngjashme.

Prokuroria ka arritur në përfundim se masat e tjera për sigurinë e të pandehurit në procedurë nuk janë të mjaftueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit