205 vendbanime nuk kanë aspak popullatë, 215 të tjera janë me më pak se 10 banorë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.07.2024, 14:31

205 vendbanime në Maqedoninë e Veriut nuk kanë aspak popullatë, ndërsa 215 vendbanime kanë më pak se 10 banorë. Këto të dhëna i shpalosi Drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit, Maksim Acevski, gjatë një takimi të përbashkët me entet e revizionit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Acevski, nënvizoi se migrimi masiv shkakton pozicion të papërshtatshëm për rolin e gruas rurale në tregun e punës.

“Kjo tregon se popullata nga mjediset rurale në mënyrë masive po migron dhe shkakton rol dhe pozicion të papërshtatshëm të gruas rurale. Nuk do të duhej të lejonim që me këto aktivitete ta humbasim gruan rurale, pasi nuk është politika që gruan rurale ta shndërrojmë në punonjës industrial, që ajo të udhëtojë në qytet dhe të punësohet dhe të prodhojë. Ta mbajmë në mjedisin rural, ta prodhojë atë që vërtetë mund ta prodhojmë e ai është ushqimi kualitativ. Tendenca dhe mospasja kujdes ndaj mjediseve rurale shkakton rritjen shokuese të çmimeve”, deklaroi Maksim Acevski, Enti Shtetëror i Revizionit të RMV-së.

Vlora Spanca nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, tha se asnjëra prej qeverive, nuk ka bërë mjaftueshëm në aspektin e përfshirjes së grave të zonave rurale në tregun e punës.

“Rezultatet e auditimit të tre institucioneve supreme të auditimit kanë treguar se qeveritë tona nuk kanë bërë mjaftueshëm në aspektin e përfshirjes së grave në zonat rurale në tregun e punës. hfrytëzoj rSastin t’i ftoj të gjithë kryesuesit e institucioneve publike që janë përgjegjës për zbatimin e strategjive në aspektin e barazisë gjinore, që të marrin parasysh rekomandimet që kanë dalë nga këto auditime me qëllim që të fuqizojmë gruan në vendet tona”, tha Vlora Spanca, Zyra kombëtare e Auditimit të Kosovës.

Problemet me mospërfshirjen e grave të zonave rurale në tregun e punës janë të ngjashme si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Kosovë e Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit