U arratis nga burgu, Faton Hajrizi publikon një video duke bërë ushtrime fizike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.07.2024, 14:27

Më 6 korrik, Faton Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës.

Arratisjen nuk e bëri për herë të parë, teksa në gjurmët e tij akoma nuk kanë rënë organet e sigurisë.

Por, në vend se të fshihet, Hajrizi po zhvillon një jetë normale që nga arratisja.

Ai është bërë aktiv në rrjete sociale, duke bashkëbiseduar me qytetarë e duke postuar video nga përditshmëria.

Sot, ai publikoi pamje duke bërë ushtrime fizike, shkruan Indeksonline.

Hajrizi po vuante dënim me burgim për vrasjen e një ushtari rus dhe kryerjen e disa veprave të tjera penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit