Policia e kërkonte për ta arrestuar, gardiania e burgut strehonte shqiptarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.07.2024, 13:06

Një 34-vjeçar shqiptar, i dyshuar si anëtar i një bande mafioze shqiptare, është kthyer sërish në burg pasi u zbulua se një gardiane e kishte strehuar në shtëpinë e saj.

Ermal Gjergji, u kthye në burgun Lantin, Belgjikë, pasi u arrestua gjatë një kontrolli policor në fund të qershorit. Hetuesit zbuluan se shqiptari strehohej te një grua e cila prej më shumë se 20 vitesh punon si roje burgu në qendrën e paraburgimit të burgut Lantin.

Zbardhja e bisedave telefonike mes E. dhe Gjergjit ka treguar ndër të tjera se ata kishin patur kontakte të mëparshme. Sipas mediave belge, ata dyshohet se janë takuar në burg, ku edhe motra e E. ka qenë e burgosur për lidhje me mafian shqiptare.

Ndërkohë shqiptari Ermal Gjergji ra në sy në vitin 2020 gjatë trazirave ku pesë të burgosur u dhanë goditje të dhunshme oficerëve të burgut. Të burgosurit ishin strehuar në një çati pas një incidenti në oborr. Disa të arrestuar tentuan të ngjiteshin në një mur dhe njëri prej tyre u plagos kur u rrëzua. Kur rojet mbërritën atje, disa të burgosur i sulmuan duke i goditur.

Pas këtyre ngjarjeve, Ermal Gjergji u dërgua në një tjetër qendër paraburgimi në Tournai, ku do të vuante një dënim prej 30 muajsh pas këtyre trazirave. Pas lirimit nga burgu, u zbulua se ndaj tij kishte një urdhër arresti, prandaj policia u vu në kërkim të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit