ONE nuk njeh pagesat online, qytetarët detyrohen të paguajnë dy herë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.07.2024, 11:55

Vjedhjet që kompanitë celulare bëjnë në Shqipëri s’kanë fund.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar vjedhjen e radhës nga kompania ONE.

Sipas tij, ONE nuk i njeh pagesat e kryera në aplikacion, dhe qytetarët detyrohen të paguajnë nga dy herë, edhe pse paratē zbriten nga llogaria e tyre.

Më datë 9 të muajit maj ai ka bërë pagesën nëpërmjet aplikacionit, por më 15 Korrik, ONE i ka mbyllur numrin për shkak të mos pagesave.

Për këtë arsye ai është detyruar të paraqitet në dyqanet fizike dhe të bëjë edhe njëherë pagesat edhe pse më parë i kishte paguar në aplikacion.

Denoncimi i qytetarit:

Si Jeni? Jepini nje informacion njerëzve në lidhje me One qe pagesat e kryera nga aplikacioni spo i quan e Po na i merr leket nga dy here

Pagesa e bere me banke qe ne 9 maj dhe pastaj ma mbyllen numrin ne 15 korrik – pasi dy muajt ne vazhdim me thane pa problem mos e paguaj, prit te verfikojme kete pagesen. U detyrova pastaj i pagova ne treja ne dyqan One kur ma bllokuan numrin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit