Një person raportohet të jetë zhdukur në Gjilan.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, një femër kosovare, është larguar nga Klinika Psikiatrike.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasditen e së hënës, teksa e dyshuara raportohet të ketë probleme mendore.
Akoma nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.