VLEN për rishqyrtimin e buxhetit: Kujdesemi për qytetarët, BDI fajtore për eksodin e shqiptarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.07.2024, 11:14

Koalicioni VLEN është deklaruar pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë, në kuadër të së cilës u miratua ribalanci i Buxhetit.

Nga Koalicioni VLEN thonë se “dëshmojnë përkushtimin për qytetarët”, ndërkohë që kanë dërguar kritika ndaj ish ministrit të Financave, Fatmir Besimi, për të cilin thonë se “e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale”.

“Për hirë të transparencës të cilin e kemi premtuar koalicionio VLEN ka konstatuar se qeverisja e kaluar në krye me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale. BDI e ka vjedhur buxhetin e shtetit pamëshirshëm. Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare i ka lënë qytetarët, veçanarisht vendbanimet shqiptare pa një kokërr shprese, ku kemi eksod të të rinjve shqiptarë. Kjo parti, përveç se ka qenë e njohur për hajdutri, ka dëshmuar mungesë të plotë transparence dhe përgjegjësie, duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike”.

“Buxhet në gjendje alarmante: Gjatë kohës që BDI ka qenë në qeveri, buxheti është menaxhuar në mënyrë katastrofike, duke lënë vendin në një situatë financiare shumë të vështirë”.

“Nepotizëm i hapur: Emërimet të cilat ajo i ka bërë gjatë qeverisjes së tyre kanë qenë maja e ajsbergut të një kulture të nepotizmit, ku pozitat kyçe kanë qenë të mbushura me individë që punën e parë e kanë pasur drejtor, ndërsa si parim e kanë pasur shqiptarë i mirë është vetëm shqiptari i afërt dhe besnikë i partisë”.

“Korrupsion dhe abuzim me pushtetin: BDI ka shfrytëzuar çdo mundësi për të përfituar në mënyrë të pandershme, duke neglizhuar interesat e qytetarëve dhe duke shkatërruar besimin në institucionet publike”.

“Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë këtë sëmundje dhe të nxjerr në sipërfaqe vetëm më të mirët me qëllim që të kemi qeverisje të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga çdo zyrtarë”.

“Koha për NDRYSHIM dhe VEPRIM është tani. Koalicioni VLEN do të vazhdojë të luftojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, larg korrupsionit dhe nepotizmit që ka karakterizuar qeverisjen e BDI-së”, qëndron në kumtesën e VLEN-it.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit