Një gji tejet i veçantë në Jalë për të cilin janë dashur mijëra vjet për t'u formuar ndodhet nën kërcënimin e shkatërrimit për shkak të zhvillimeve të resorteve të reja të hotelerisë në zonë.


Qartazi në Google Maps modaliteti satelit tregon ndërtimin e rrugës për tek gjiri i Jalës me emrin “Celestina Beach”, nga resortet e reja që po ndërtohen në kodër. Rruga do të zbresë nga kodra për të çuar tek gjiri klientët e resortit.
"Ky plazh është një mrekulli natyrore që ka marrë mijëra vjet për t'u krijuar," tha një qytetar i cili konstatoi se oligarkët po krijojnë rrugë për ta shfrytësuar për përfitime personale. "Ndërsa është e mirëpritur që bizneset dhe hotelet të zhvillohen, nuk është e nevojshme të shkatërrohet plazhi."-përfundon ai.

Ndërhyrjet ndërtimore në gjirin tek i cili pushuesit ndër vite kanë shkuar me çadra për shkak të aksesit të vështirë, kanë shkaktuar dëmtime të dukshme në peizazhin natyror dhe ekosistemin e plazhit.

Për të ndihmuar në ruajtjen e këtij plazhi të lashtë, janë vetë turistët ata që me përshtypjet e tyre në Google bëjnë thirrje që të ndalojnë ndërtimet!

TURISTI SHKRUAN:
Plazh madhështor
Vështirë për të arritur më këmbë, por e realizueshme. Nuk kalova përmes shkëmbinjve! Parkimi i plazhit Jale! Mbërrita herët mes orës 8 dhe 9. Nga ora 10:30 varka filluan të lëviznin dhe u hodhëm për të notuar dhe për ta shijuar.
Vetëm në fillim të qershorit, përndryshe varkat bëjnë vizita. Poshtë është parajsë dhe lart vazhdohet të ndotet, shumë keq!
Pashë dy plazhe, përfshirë këtë fantastikun në Shqipëri! Ju lutem ndaloni ndërtimet dhe përfundoni atë që duhet të përfundohet!