Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj, në muajt e nxehtë Korrik, Gusht 2024 ka paraparë plan të veçantë të trajtimin e lëmosh kërkuesve e sidomos lëmosh kërkuesve fëmijë, ku cenohet shëndeti i drejtpërdrejt i tyre në temperaturat e larta të cilat po mbretërojnë në vendin tonë.
Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, përkatësisht stacionet policore të saja, që veprojnë në kuadër të kësaj drejtorie, kanë hartuar Plane Operative të veçanta për trajtimin e lëmosh kërkuesve nëpër rrugë. Pjesë e këtyre planeve janë edhe Qendrat për Punë Sociale të Komunave përkatëse për një trajtim sa më të mirë dhe profesional.
Në javën e kaluar stacioni policor në Prizren ka trajtuar disa lëmosh kërkues (shtetas të Shqipërisë) në mesin e tyre edhe fëmijë.
Në lidhje me këta lëmosh kërkues është kontaktuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj nga Policia Kufitare Perëndimi dhe Gjykata Themelore në Prizren.
Të gjithë lëmosh kërkuesit vullnetarisht kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.
Dyshohet se fëmijët lëmosh kërkues janë viktima të keqpërdorimit nga persona të rritur të cilët i detyrojnë që të kërkojnë lëmosh edhe në kushte të vështira atmosferike.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të me Planin Operativ edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.