Ishte duke u larë, 13-vjeçari mbytet në lumin Drin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2024, 15:46

Një 13-vjeçar është mbytur në lumin Drin në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme teksa i mituri ishte duke u larë në lumin që kalon në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti pasi nuk dihet nëse 13-vjeçari ka qenë duke u larë i vetëm apo nën shoqërinë e personave të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit