Qeveria shkurton orarin e punës së administratës, punëtorët e ndërtimit digjen në diell

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2024, 15:04

Ditën e sotme temperaturat në hije kanë arritur 43 gradë dhe për këtë arsye qeveria ka marrë disa masa për punëtorët e saj.

Duke filluar nga dita e nesërme, punonjësit e administratës do të paraqiten në punë në orën 09:30 dhe jo në 08:00 ashtu siç është orari zyrtar. Deri të enjten puna do jetë me orar të shkurtuar dhe do mbyllet në orën 15:30.

Ndërkohë që të premten dita e punës për punonjësit e shtetit do mbyllet në 13:00.

Por teksa qeveria mendon për punonjësit e saj, që punojnë në zyra e me kondicionerë, për punëtorë e ndërtimit që janë gjatë gjithë ditës në diell, nuk ka asnjë masë lehtësuese për përballimin e vapës.

Puna e tyre do vazhdojë pa ndërprerje edhe pse temperatura mbi 40 gradë dhe në pallate shumëkatëshe.

Kujtojmë se ditën e djeshme Qeveria e Kosovës mori masa për gratë shtatzëna, sektorin e ndërtimit dhe punonjësit me sëMundje kronike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit