Ngacmonte të dashurën e dibranit, 42-vjeçari nga Bilishti la takim me të në Instagram

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2024, 13:51

Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi i 42-vjeçarit Rigels Kaso në Tiranë.

Autori i shpallur në kërkim është 35-vjeçari nga Peshkopia Bajram Gjeleshi. Ka dyshime se Gjeleshi e ka sulmuar Kason për shkak të disa mesazheve që ai i kishte dërguar bashkëjetueses së tij në rrjetet sociale.

Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi ka përdorur profilin e bashkëjetueses për të ftuar Kason për një takim pranë pallatit ku jetonin, në rrugën “Sokrat Miho”.

Por 42-vjeçari nga Bilishti duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po komunikonte dhe ngacmonte, shkoi në adresën e dhënë dhe aty u përball me dibranin i cili e grushtoi.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së 15 korrikut dhe Kaso është gjetur nga kalimtarët të hënën në mëngjes. Ata njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë dhe Kaso aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, pa mundur të dëshmojë para policisë.

Kaso ka qëndruar në Tiranë për tre ditë para incidentit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit