Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në Korçë.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një i moshuar ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i shtëpisë së tij në lagjen nr.15 të qytetit.
Nga të shtënat nuk ka të plagosur, por i moshuari vazhdon të jetë i ngujuar në shtëpi dhe të mbajë armën në duar duke kërcënuar se do të qëllojë sërish.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku ka vendosur një perimetër sigurie, ndërsa RENEA ende s’ka mbërritur.