“100 milionë euro për investimet e mërgatës”, Kurti jep detaje për dritaren e investimeve!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.07.2024, 11:52

Kryeministri, Albin Kurti në ceremoninë e “dritares për investime të diasporës” dha hollësi rreth kësaj iniciative.

Sipas tij, ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të reja të punës.

“Kemi premtu qeverisje të pakorruptuar, politika të mirëmenduar dhe ndryshimin e imazhit.

Mërgatën tonë e kemi pa si faktor kyç”, tha ai.

Më tej, Kurti tregoi se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv.

“Po e hapim dritaren për diasporën që mërgata të zhvillohet edhe në Kosovë. E tërë dritarja do të ketë 100 milionë euro”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit